Paralajmëron ministri i Jashtëm turk: Nuk do të lejojmë zgjerimin e ujërave territoriale në Egje

schedule10:12 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 10:12 - 29 Dhjetor, 2022

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka bërë deklarata të reja  duke përsëritur se Turqia nuk do të lejojë zgjerimin e ujërave territoriale greke në Egje as me një milje.

“Jo 12 milje, as një ,” tha ministri i Jashtëm turk gjatë konferencës së tij të zakonshme për shtyp të fundvitit.

“Në ditët e fundit në shtypin grek ka pasur raportime se ujërat territoriale greke do të shtrihen në 12 milje rreth Kretës. Pozicioni ynë është i qartë, jo 12 milje por nuk do të lejojmë që ujërat territoriale të zgjerohen as një milje më tej në Egje. Vendimi i Kuvendit tonë në vitin 1995 për këtë çështje është i qartë dhe vazhdon të zbatohet. Edhe një herë dua të paralajmëroj Greqinë. Mos u futni në aventura dhe e dini se fundi do të jetë shumë i keq.

Ne kishim dërguar dy letra në OKB në 2021për shkeljet e kryera nga Greqia në ishujt e çmilitarizuar. Dhe kështu ne regjistruam se Greqia, për shkak se shkel kushtet e Traktatit të Lozanës dhe Parisit ndaj nesh, nuk do të jetë në gjendje të shprehë të drejtat e sovranitetit”, tha ai duke folur për gazetarët turq./Abcnews.al/