Deputetja Jorida Tabaku ka ndarë disa foto nga dreka mes demokratëve.
Në këtë foto Tabaku shkruan: Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng!
Kjo drekë për fundvit, duket se ka bashkuar Partinë Demokratike me disa deputetë, megjithatë disa të tjerë vijojnë të kenë “hatërmbetje”.
Ftesa mësohet se bëhet nga deputeti i PD, Xhelal Mziu, të cilës iu përgjigjën pozitivisht PD e Sali Berishës si dhe një pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt.


