Një reporter i verbër i BBC-së parandaloi një sulm nga një hajdut i cili ia rrëmbeu celularin në Londër dhe madje arriti t’ia kthente pajisjen.
Sean Dilley pësoi gërvishtje dhe një çarje në bërryl gjatë incidentit, i cili ndodhi pak para orës 06:00 të mëngjesit me orën lokale të së martës, ndërsa ai po bënte një pushim nga turni i tij i natës.
Një burrë me biçikletë kapi telefonin e reporterit të verbër pranë selisë së BBC-së në rrugën Bolshover në qendër të kryeqytetit britanik, por Daley ishte në dijeni të pranisë së hajdutit të mundshëm pranë tij dhe arriti të hidhej drejt tij dhe t’i kapte duart, duke marrë përsëri iPhone-in e tij dhe duke përdorur asistentin zanor të pajisjes për të thirrur policinë, siç raporton Guardian.
So everyone is clear, my phone was snatched from me. It was taken from my possession, and the robber made off. The robbery was complete. I gave immediate chase. And recovered it after the robbery. And attempted robbery would be one where the item has not been taken. https://t.co/PiT2kSaMq5
— Sean Dilley NEWS (@seandilleyNEWS) December 27, 2022
Ndërkohë që gazetari i verbër po priste policinë, në vendngjarje ka mbërritur një tjetër person i cili i është ofruar ndihmë.
Megjithatë, ai i cilësoi veprimet e tij si “marrëzi” dhe këshilloi ata që gjenden në një situatë të ngjashme të lajmërojnë policinë, duke sqaruar se nuk ia vlen të rrezikosh jetën për një celular apo ndonjë objekt tjetër./abcnews.al