Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se luftimet në rajonet lindore të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në Donbas janë “të vështira dhe të dhimbshme” për trupat ukrainase, The Guardian.
“Vija e pare e frontit. Bakhmut, Kreminna dhe zona të tjera në Donbas është e vështirë edhe e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet në dispozicionin e tyre,” tha Zelensky.
Guvernatori rajonal i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha të hënën se më shumë se 60% e infrastrukturës në qytetin Bakhmut, i cili ka qenë vendi i luftimeve intensive, është shkatërruar pjesërisht ose plotësisht.
“Rusia po bombardon vazhdimisht infrastrukturën e Bakhmutit. Armiku po vazhdon taktikat e tokës së djegur”, tha ai.
/abcnews.al