Haradinaj: Të ndalen sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit në veri

schedule21:40 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 21:40 - 26 Dhjetor, 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e njëpasnjëshme në veri ndaj ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Haradinaj ka shkruar se sulmet si i sotshmi ndaj ekipit televiziv, janë të patolerueshme. Ai ka thënë se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!