Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, firmoset urdhri nga Gramoz Ruci

schedule15:42 - 5 Korrik, 2019

schedule 15:42 - 5 Korrik, 2019

Kuvendi ka vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit  nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë po në të njëjtën datë, 8 korrik, opozita ka njoftuar se do të mbajë protestën e radhës, që do të nisë në orën 20:00./abcnews.al