Policia greke gjatë një operacioni në Athinë ka sekuestruar mbi 116 kilogram marijuanë. Gjithashtu operacioni është shtrirë edhe në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo.
Gjatë kontrollit të bërë në zonën e Nea Smyrni në taksinë e një 48-vjerccari shqiptar është gjetur dhe janë sekuestruar 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.
Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.
Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare. Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.