Tragjedi në Qipro, prindërit gjejnë të vdekur foshnjën 10 muajshe

schedule17:15 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 17:15 - 25 Dhjetor, 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Qipro, në Larnaka, ku prindërit gjetën të vdekur foshnjën e tyre 10 muajshe.

Familja e të huajve jetonte në një varkë të ankoruar në Qipro për dy vitet e fundit.

Në orën 1:30 të mëngjesit të Krishtlindjes, prindërit e gjetën djalin e tyre pa ndjenja.

Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Larnakës, ku mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Sot foshnjës pritet t’i bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!