Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ishte i ftuar në Villa Domi në Napoli për t’u vlerësuar me “Premio Mediterrano”.
Në margjinat e ndarjes së çmimeve, ai bëri edhe disa deklarata për “Radio Kiss Kiss Napoli” për Kupën e Botës.
“Kampionati Europian ishte një emocion për të gjithë, gjithmonë kam besuar në të dhe kam shpresuar të fitoj. Por ndonjëherë për ta bërë këtë, duhet të kesh pak fat dhe disa lidhje astrale në anën tënde. Momenti më i vështirë? Me Austrinë sigurisht.
Nëse do të kishim shkuar në Kupën e Botës, Argjentina do ta kishte fituar gjithsesi trofeun. Është e drejtë për Messin, ai e meriton. Por shpresa jonë ishte që të mund të bënim përshtypje të madhe”, është shprehur Mancini./ h.ll/abcnews.al