Gjyqtari i finales së Kupës së Botës u mbyll gojën kritikëve francezë, u tregon foton e padëshiruar

schedule14:57 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 14:57 - 23 Dhjetor, 2022

Gjyqtari i finales së Katar 2022, Szymon Marciniak, u rikthye në vendlindje dhe gjatë një konference për shtyp u mbrojt kundër akuzave të shtypit francez, i cili, duke cituar rregulloren, ata thonë se goli i tretë i Argjentinës duhej të anulohej për shkak të disa zëvendësuesish në fushën e lojës kur Messi gjuajti topin.

“Së pari, kjo situatë për të qenë e dënueshme duhet të kushtëzojë lojën. Çfarë ndikimi patën rezervat që u ngritën nga stoli dhe hynë në fushë? Ata kërkojnë justifikime, janë gazetat serioze dhe ata që kërkojnë klikime.

Ndër të tjera, francezët nuk kanë përmendur foton ku shihet se janë shtatë lojtarë nga stoli që futen në fushë kur Mbappe shënon golin e rezultatit 3-3”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!