Me fitimin e trofeut më prestigjioz në Botën e futbollit, shumica e tifozëve e kanë përzgjedhur Lionel Messin, si më të mirin e historisë.
Ndër “tifozat” e “pleshtit” është dhe ish-tekniku i Barcelonës, Pep Guradiola, i cili e konisderton Messin si lojtarin më të mitë në histori.
“Secili ka mendimin e vet, por askush nuk duhet ta vërë në dyshim faktin që Messi është ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
E kam thënë shumë herë që për mua është më i miri, por mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar. Mund të shfaqet një futbollist që do të sfidojë atë që është bërë në 50-70 vitet e fundit, por njerëzit që kanë parë Pelen ose Di Stefano ose Maradona mund të emërojnë ende kandidatin e tyre. Njerëzit janë sentimentalë, e dini?
Nga ana tjetër, nëse Messi nuk do ta kishte fituar Kupën e Botës, atëherë mendimi im për arritjet e tij në futbollin botëror nuk do të kishte ndryshuar aspak. Megjithatë, sigurisht, Kupa e Botës 2022 është arritja kurorëzuese e karrierës së tij të mrekullueshme”,- tha Guardiola. /i.m /abcnews.al