Presidenti Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.
Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, z.Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri.
“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Begaj në fjalën e tij.
Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës. /abcnews.al