Nga Tinka Kurti te Robert Ndrenika, kush ishin artistët që morë pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për Teatrin e Ri

schedule12:06 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 12:06 - 21 Dhjetor, 2022

Sot u mbajt ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri, ku morën pjesë kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtori i ri i teatrit, Altin Basha dhe arkitekti Bjarke Ingels. Nuk munguan gjithashtu dhe shumë emra të njohur të kinematografisë.

Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja dhe shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoni. Nuk munguan gjithashtu Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi dhe Indrit Çobani.

LEXO EDHE: Përurimi i punimeve të Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Kemi bërë pazar të mirë me arkitektin

Gjatë fjalës së tij në përurimin e punimeve, Rama tha se Teatri i ri do të jetë një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave që kanë nxjerrë Tiranën nga korniza e vjetër që mbante ndër vite. “Teatri i ri do të jetë një godinë e denjë për të mbajtur emrin e Teatrit Kombëtar”, tha kryeministri Rama./abcnews.al