Deputetja demokrate, Ina Zhupa është drejtuar në Gjykatën Kushtetuese me një padi duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Skënder Gjinushit nga Akademia e Shkencave.Në një deklaratë për mediat, deputetja tha se ai po qëndron në krye të Akademisë në shkelje të ligjit dhe se nuk është akredituar nga Presidenti.
“Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.”, tha ajo.
Deklarata e plotë:
Në padinë e radhës që lidhet me një paligjshmëri për Akademinë e Shkencave. Paligjshmëria lidhet me Kryetarin e Akademisë së Shkencave, Z. Skënder Gjinushin, i cili qendron në krye të Akademisë së Shkencave, i cili qendron i padrekretuar i asaj kohe, Z. Ilir Meta.
Për të sqaruar padinë do të doja të ndaj me ju dy tri elemente kryesore. Në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademise së Shkencave.
Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Social-Demokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit.
Në atë kohë Ilir Meta ka thirrur në një takim personal edhe Skënder Gjinushin, ka dërguar letra në gjykatë, ka dërguar letra në Akademinë e Shkencave, për të marrë informacionin për të gjthë procesin, për gjendjen ligjore, por edhe për të folur me të interesuarit, dhe ka vendosur për të mos ta dekretuar se ishte, sepse ishte në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushteutës. Me mos dekretimin e Z. Meta, Gjinushi vazhdon dhe qendron në krye të Akademisë së Shkencës i padekretuar, dhe bën kështu shkeljen e dytë të Kushtetutës.
Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: ‘Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave, dhe ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti’.
Ajo që është e rënndësishme të kuptohet është që, Opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm, dhe të politizuar.
Pse them të politizuar? Sepse ishte vullneti i kësaj mazhorance, që pasi nuk e dekretoi Presidenti Meta, të ndryshonin ligjin e Akademisë së Shkencave, dhe të bënin një shpikje të re, se nqs votohet dy herë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave quhet i emëruar. Pak a shumë e ngjashme me emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku donte ta bënte noteri te Lana, e njëjta gjë. E kapur politikisht, sepse Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht Edi Ramës, me partinë e tij në funksion të mazhorancës së vetë, sepse Skënder Gjinushi, ju e dini shumë mirë afilacionin, është ish-ministri i fundit i arsimit i komunizmit, dhe nuk mundemi ne sot, ku Akademia e Shkencave është përballë tre projekteve të mëdha, siç është historia e vendit, që ta shkruajë një njeri që është mediokër nga ana shkencore, i politizuar dhe i paligjshëm. Apo fjalori dhe enciklopedia shqiptare që janë në marrëdhënie edhe me shtetin e Kosovës.
E ndiejmë për detyrë që ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershëm të Z. Skënder Gjinushi, pa pajtueshmërinë e tij në këtë funksion, dhe së fundmi kërkojmë interpretim të plotë të nenit të Kushtetutës, në mënyrë të tillë që mos të ndodhi më asnjëherë tjetër që të qendrojë në krye të institucioneve të paemëruar nga Presidenti i Republikës. /abcnews.al