Mos e hidhni më, si mund ta përdorni lëngun e turshive

schedule10:32 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 10:32 - 21 Dhjetor, 2022

Nëse jeni adhurues i turshive, me siguri keni menduar se çfarë të bëni kur të keni mbaruar me një kavanoz dhe duhet të vendosni se çfarë të bëni me pjesën tjetër të lëngut. Megjithëse mendimi i parë i shumë njerëzve është hedhja e tij, në fakt ka shumë mënyra për ta ripërdorur këtë lëng.

Lëngu i turshive ka disa përfitime mjaft interesante shëndetësore. Uji nga turshitë mund të përdoret për të bërë salca, marinada dhe shpesh rekomandohet të pihet vetë ky lëng për shkak të përfitimeve të shumta për organizmin. Përbërësit e lëngut të kastravecit ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe rregullojnë presionin e lartë të gjakut.

Gjithashtu, nëse lëngu i turshive është i fermentuar dhe jo i konservuar, ju merrni përfitime shtesë. Nëse ripërdorni lëngun e turshive të blerë në dyqan, shanset janë që ai të zgjasë më shumë se lëngu i turshive të bërë në shtëpi, për shkak të konservuesve të klasës komerciale. /abcnews.al