Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Kosovës për të furnizuar me ushqime e veshmbathje oficerëve të Policisë së Kosovës në pikat kufitare në Jarinjë.
“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEX-i më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Rudnicë/Jarinjë u ka dorëzuar furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje si dhe mjete higjienike”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
Pleased to announce that following a request by the Kosovo Police, @EULEXKosovo on 17 December delivered essential supplies to the Kosovo Police officers ?♀️ ?♀️at the Rudnica/Jarinjë Common Crossing Point, including food supplies, clothing as well as hygiene items.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) December 20, 2022
Ndërkohë gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se ka 9 pjesëtarë të saj, janë transportuar nga pikat kufitare në veri të vendit për në jug të Kosovës falë bashkëpunimit me misionin e KFOR-it.
/abcnews.al