Deputeti i PD, Gazment Bardhi, e ka cilësuar të papranueshme kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Me anë të një reagimi në tëitter, Bardhi shkruan se Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.
Postimi i Bardhit:
Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.