Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po kthehej nga një festë ditëlindjeje, 18 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Itali

schedule14:50 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 14:50 - 20 Dhjetor, 2022

Një aksident i rëndë është shënuar në Caselle Torinese, në provincën e Torinos, ku një makinë me katër të rinj u përplas me një mur. 18 -vjeçari që drejtonte makinën, me inicialet Blend Halili, ndërroi jetë në vend. Ai ishte regjistruar në autoshkollë, por nuk kishte patentë.

Tre të tjerët, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar u transportuan në spitalin Ciriè, por gjendja e tyre nuk është e rëndë. Katër djemtë, të gjithë banues në komunën e Caselle Torinese, po ktheheshin në shtëpi pasi morën pjesë në një festë ditëlindjeje, raportojnë mediat italiane.

Aksident Caselle Torinese: Makina përplaset me një mur dhe 18-vjeçari vdes i djegur.  Ai drejtonte ende pa patentë



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!