Spanja mbetet kundër kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në BE

schedule13:10 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 13:10 - 20 Dhjetor, 2022

Spanja mbetet kundër kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në BE. Përfaqësuesi i Spanjës, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE ka thënë: ”Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”.

Më tej, ai shtoi që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendosin liderët evropianë në Këshillin Evropian, raporton Klan Kosova. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!