Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e e 32-vjeçarit kinez Liangbin Chen, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kineze për shkak se akuzohej për mashtrim në shuma të mëdha.
I riu u ndalua në Rinas, pasi sipas autoriteteve të drejtësisë kineze, dyshohet për mashtrimin me vlerë 145 milionë euro.
Linbin Chen u ndalua nga policia shqiptare pas kontrolleve të pasagjerëve të avionit që mbërriti nga Anglia në pistën e Rinasit. Fillimisht u mbajt në qeli, por gjykata e apelit ndryshoi masën në arrest shtëpie me argumentin se Linbin Chen vuante nga një sëmundje në kokë dhe në burg i rrezikohej jeta.
/abcnews.al./