Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën “Myslym Keta”, gazetarja e Abc News jep detaje

schedule11:35 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 11:35 - 19 Dhjetor, 2022

IKMT ka nisur sot shembjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë që u dëmtua nga tërmeti. Gazetarja e Abc News, Ajgena Korbi në një lidhje live nga vendi i ngjarjes tha se po shembet me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar për të shmangur rrezikun pasi është një zonë banimi.

“Tre vite pas tërmetit që godit Shqipërinë, ky pallat ka nisur të shembet. Janë fadromat e INUK që kanë mbërritur në zonë që në mëngjes për aksionin. Tani aksioni po vijon , do të shembet përmes fadromave pasi është një zonë e banuar pasi shpërthimi i kontrolluar mund të jetë i dëmshëm përreth.“, tha ajo.

“Është zgjedhur kjo mënyrë për ta shembur për të mos dëmtuar bizneset përreth. Forca të shumta policie janë në të gjithë perimetrin e pallatit për të mos lejuar banorët që të afrohen dhe për të garantuar sigurinë e tyre gjatë shembjes.”, shtoi më tej gazetarja gjatë lidhjes live.



Gazetarja shtoi se jo të gjithë banorët kanë qenë dakord me shembjen. Një pjesë e tyre prisnin që të merrej vendimin e sotëm nga gjykata e Tiranës. “13 prej tyre janë ende në shqyrtim ndërsa 14 nuk kanë pranuar të aplikojnë. Banorët më herët më kanë treguar se nuk janë dakord me bonusin e qirasë dhe shprehin pasiguri se kur do të marrin banesën e re.”, tha gazetarja.

Sipas Bashkisë së Tiranës, përzgjedhja dhe hapësira që do të përfitojnë familjet si dhe bonusi i qirasë varet nga individët që jetojnë në banesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!