Lothar Matthaus: Për mua, Lionel Messi është futbollisti i mijëvjeçarit

schedule13:09 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 13:09 - 18 Dhjetor, 2022

Legjenda e futbollit gjerman dhe fituesi i Kupës së Botës, me “pancerat”, Lothar Matthaus ka bërë komentin e tij, mbi finalen e shumëpritur Argjentinë-Francë, teksa e ka quajtur Lionel Messin, si lojtarin e mijëvjecarit.

“Unë sinqerisht uroj që Messi të fitojë Kupën e Botës, sepse ai më ka dhënë mua dhe tifozëve të tjerë të futbollit kënaqësi me lojën e tij gjatë 17-18 viteve të fundit. Për mua, Messi është futbollisti i mijëvjeçarit”,- ka shkruar Matthäus në një rubrikë për prestigjiozen “Bild”. /i.m /abcnews.al