Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Llallës

schedule13:04 - 3 Korrik, 2019

schedule 13:04 - 3 Korrik, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla këtë të mërkurë për moszgjatje të hetimeve.

Llalla refuzoi zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ankimimi i ish-kryeprokurorit u bë përmes avokatit të tij Sokol Hazizaj, ku i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda  shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho që ka kërkuar edhe tre muaj të tjerë  kohë për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Hazizaj argumentoi, se organi i akuzës ka patur kohën të mjaftueshme në dispozicion për të kryer të gjitha hetimet ndaj ish-kryeprokurorit. Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive dhe mosdeklarim i të hollave në kufi.

Hetimet kanë ecur me ritëm shumë të ngadaltë për shkak të mos mbërritjes së letërporosive nga Gjermania. Organit të akuzës i kanë mbërritur disa informacione nga autoritetet gjermanë, por prokurori i çështjes Klodian Braho ka dërguar edhe një herë letërporosi duke u kërkuar informacione më të detajuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!