Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulme të reja me raketa ruse në Ukrainë, një i vrarë dhe një i plagosur

schedule16:45 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 16:45 - 17 Dhjetor, 2022

Një 36-vjeçar u vra këtë të shtunë në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve ruse në Kherson, njoftoi guvernatori rajonal.

Siç shkruan Jaroslav Yanusevic në Telegram, forcat ruse sulmuan një lagje të Khersonit, duke lënë gjithashtu të plagosur një të moshuar rreth të 70-ave.

Ndërkohë mësohet se 36-vjeçari humbi jetën në makinë, pasi ai ishte duke udhëtuar me makinë në momentin e bombardimit.



Forcat ukrainase çliruan qytetin nga pushtimi rus më 11 nëntor, por zyrtarët thonë se forcat e Kremlinit vazhdojnë të bombardojnë nga pozicionet përtej lumit Dnieper.

Komandanti i një rajoni tjetër ukrainas tha më herët të shtunën se ekipet e shpëtimit morën trupin e një fëmije një vjeçar nga rrënojat e një pallati të goditur nga forcat ruse.

Sirenat u dëgjuan sot në të gjithë Ukrainën dhe në Kievin, një ditë pasi Rusia kreu një sulm të madh raketor që synonte infrastrukturën kritike. Forcat ukrainase çliruan qytetin nga pushtimi rus më 11 nëntor, por zyrtarët thonë se forcat e Kremlinit vazhdojnë të bombardojnë nga pozicionet përtej lumit Dnieper./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!