Qeveria e Sunak nën presionin e grevave, infermierët protestojnë për rritje pagash

schedule08:57 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 08:57 - 17 Dhjetor, 2022

Rishi Sunak dhe ministrat e tij janë në presion për shkak të grevave, në një nga periudhat më të vështira për jetën ekonomike dhe politike të Britanisë. Deri në gjashtë në dhjetë operacione rutinë janë anuluar në spitale për shkak të grevës më të madhe të sistemit shëndetësor në Britani.

Një zyrtar i lartë i NHS ka thënë se greva do të jetë shumë e vështirë për sistemin shëndetësor tashmë të tensionuar të vendit. Mbi 100,000 infermierë nga dhjetëra spitale dolën në grevë dhe demonstruan, duke përballuar borën dhe temperaturat -8 gradë Celsius ditën e djeshme.

Qeveria deri më tani ka refuzuar të negociojë për pagat, duke iu përmbajtur ofertës së saj prej rreth 4% ose 1,400 paund.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!