Përballja Argjentinë-Hollandë, në çerek-finalet e Kupës së Botës, pati shumë episode të diskutueshme, ku ndër to ishte dhe “zënka” midis teknikut të “tulipanëve”, Louis van Gaal dhe “asit” argjentinas, Lionel Messi.
Teksa po fliste mbi finalen Argjentinë-Francë, van Gaal i është rikthyer episodit, duke vlerësuar lojtarin por me një sqarim të vetëm, mungesën e “pleshtit” në pjesën defensive.
“Vërtet është lojtari më i rrezikshëm, ai që krijon më shumë raste dhe shpesh e bën i vetëm, por, nga ana tjetër, ai nuk merr pjesë shumë kur kundërshtari është në zotërim të topit. Falë kësaj, shanset tona janë rritur”,- u shpreh tekniku van Gaal. /i.m /abcnews.al