VIDEO/ Tifozët e Argjentinës festojnë jashtë shtëpisë së gjyshes së Lionel Messit, pamje të jashtëzakonshme

schedule22:48 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 22:48 - 16 Dhjetor, 2022

Qindra tifozë argjentinas u mblodhën para shtëpisë së gjyshes së lojtarit të kombëtares argjentinase Lionel Messi përpara finales së Kupës së Botës në Katar.

Messi ishte një lojtar kyç në rrugën e Argjentinës drejt finales dhe fitoi çmimin lojtari i ndeshjes në triumfin kundër Kroacisë në gjysmëfinale (3-0).
Ai shënoi pesë gola dhe regjistroi tre asistime dhe është shumë i dashur në Argjentinë, veçanërisht në qytetin e tij të lindjes, Rosario.

Gjyshja e tij jeton ende në qytet dhe vetëm pak ditë para finales i kanë kënduar asaj këngë për Messin.

Tifozët e pasionuar kërcyen dhe kënduan, ndërsa disa u ngjitën edhe mbi supet e shokëve.
Ai është i adhuruar në Rosario dhe aty ka një pikturë murale të madh 30 metra në një ndërtesë në qytet.

Messi u largua nga vendlindja e tij në moshën 13 vjeçare për të ndjekur një karrierë në Barcelonë, por marrëdhënia e tyre ka rrënjë të thella.

Ai luajti për klubin e qytetit Newell’s Old Boys që në moshën gjashtë vjeçare dhe shënoi më shumë se 500 gola për ta.

Klubi madje pagoi për shpenzimet mjekësore të Messit kur ai u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!