Julen Lopetegui kërkon të “shkëlqejë” në Angli, gati lista me 6 lojtarë që do të afrohen në janar

schedule22:11 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 22:11 - 16 Dhjetor, 2022

“Do të jetë e nxehtë”, kështu e ka konsideruar tekniku i Wolverhampton Wanderers, Julen Lopetegui merkaton e ardhshme të transferimeve dimërore, që do të fillojë më 1 janar 2023 dhe do të zgjasë deri më 31 të të njëjtit muaj. Një periudhë në të cilën, sipas “The Times”, Ëolves do të bëjnë deri në gjashtë nënshkrime dhe do t’u japin përparësi lojtarëve anglezë.

Pavarësisht se nga stadiumi Molineux sigurojnë se ka shumë alternativa në këtë merkato tashmë në një intervistë për “AS”, Lopetegui e ka bërë të qartë vullnetin e tij, që në momentin e parë kur zbarkoi në Ëolves, teksa ishte shumë i qartë me fjalët, “Ne duam t’i japim skuadrës një identitet futbollistik”.

Për këtë arsye, Lopetegui i ka paraqitur një listë objektivash drejtorit sportiv Matt Hobbs dhe pronarëve të klubit.

Sipas mediave angleze, një nga emrat që është shfaqur dhe që përshtatet për shkak të rolit të tij në Manchester United është Aaron Wan-Bissaka. Anglezi, për të cilin “djajtë e kuq” paguan 55 milionë euro në verën e vitit 2019 te Crystal Palace, asnjëherë nuk është larguar plotësisht në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al