Franca është tashmë në finale por para ndeshjes kundër Argjentinës të dielën e ardhshme do t’i duhet të shpëtojë edhe një pengesë të fundit, problemet me virusin që ka rrënuar përqendrimin prej disa kohësh.
Së pari u infektua Marcus Thuram, që në fazën e grupeve, pastaj Rabiot dhe Upamecano, të cilët tashmë janë rikthyer me grupin në stërvitje këtë pasdite, por tani janë sëmurë dy qendërmbrojtës të tjerë, Varane dhe Konate, pa llogaritur Coman, i cili nuk mundi të luante më kundër Marokut.
As Tchouaméni nuk ishte i pranishëm në stërvitje këtë pasdite, pas goditjes që mori gjatë ndeshjes me Marokun. Mungesë tjetër ishte dhe ajo e Theo Hernandez, pas goditjes që mori në gju nga Sofiane Boufal gjithashtu gjatë ndeshjes me Marokun.
Sipas Federatës Franceze të Futbollit, tre të “sëmurët” kanë një ftohje të thjeshtë dhe nuk ka shumë shqetësim, por duke pasur parasysh infektimin e përsëritur, mjekët kanë izoluar çdo lojtar në dhomën e tyre për një kohë të gjatë sa herë që shfaqet ndonjë simptomë.
Pavarësisht se tashmë gjithçka duket një lajm i keq, “gjelat” shpresojnë të rikuperojnë të gjithë lojtarët. /i.m /abcnews.al