Manchester United synon të nënshkruajë me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic në merkaton e janarit. Këtë e konfirmon edicioni italian i Il Corriere dello Sport.
Kujtojmë se Vlahovic nuk është ende shumë i kënaqur me pozicionin e tij te Juventusi, vetëm një vit pas lëvizjes nga Fiorentina.
Manchester United, nga ana tjetër, është në kërkim të një sulmuesi pasi Cristiano Ronaldo u largua si lojtar i lirë. Më herët u raportua gjithashtu se për Vlahovic në garë është dhe Arsenali të cilin lojtari e refuzoi dimrin e kaluar. /G.D abcnews.al/