Pas asaj fitoreje të lodhshme, përballë Marokut ditën e djeshme, Franca arriti të kualifikohëj për të dytën herë rradhazi në finale, ku këtë herë përballë do të ketë Argjentinën e Lionel Messit.
Fantazisti francez, Antoine Griezmann, duket se po e pret me padurim përballjen me “pleshtin”, në finalen e së dielës.
“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë, e diela do të jetë shumë lojë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet një lojë, një goditje këndi, një goditje e lirë apo një kundërsulm”,- u shpreh në fjalën e tij, Griezmann. /i.m /abcnews.al