Primaret në PD, Kulluri: Nuk kishte garë

schedule15:04 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 15:04 - 15 Dhjetor, 2022

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Edvin Kulluri duke u shprehur në studion e ABC Live për procesin e primareve në PD u shpreh që është një premtim i pamenduar mirë nga Berisha dhe që ‘nuk kishte garë’.

Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Kulluri u shpreh që procesi i primareve, në princip është ide e mirë, po ta marrësh të shkëputur nga konteksti politik shqiptar, është forma më e pastër demokratike, që të thuhet e bardha dhe e zeza, një garë reale, siç zhvilohet në SHBA dhe në Angli. Por, sipas tij ‘po ta fusim në kontekstin social dhe politik shqiptar ku kemi një mungesë të theksuar të kulturës demokratike, situata bëhet problematike’.

“Premtimi i pamenduar mirë nga Berisha, për të karikuar një ambient, duke përdorur kartën e fuqishme të primareve”, u shpreh Kulluri, madje sipas tij ‘duke përjashtuar disa anëtarë të PD nga parimi i primareve’.
Sipas ish-anëtarit te Këshillit Kombëtar në PD Edvin Kulluri ‘këtu nuk ka ripërtëritje të elitave, sepse këtu elitat emërohen, sepse ndryshimet e vitit 2008, nuk japin hapësirë për primare, të gjitha kandidaturat vijnë nga brenda partisë, edhe Alimehmeti, vinte gjysëm nga brenda PD dhe nuk fitoi’,u shpreh Kulliri

“Nuk kishte garë. Kur flasim për primare, thelbin e kanë të debati. Keni parë ndonjë platformë të ndonjërit? Këta nuk janë primare, duhet të ishin të vërtetë, të tregonin kualitet, artikulimi ka qenë mediokër”, u shpreh ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Edvin Kulluri. /abcnews.al