I akuzuar për terrorizëm, dënohet me 15 vite burg shtetasi iranian

schedule15:22 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:22 - 14 Dhjetor, 2022

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për terrorizëm.  Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar  dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.

Gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzat duke kërkuar të shpallet i pafajshëm.

Poladrag mbërriti në Shqipëri gjatë vitit 2016 dhe u vendos fillimisht në kampin e Manzës. Por sipas SPAK, Poladrag dyshohet të jetë agjent i Gardës revolucionare të Iranit dhe vepronte si i infiltruar mes anëtarëve të MEK të strehuar në Shqipëri ku siguronte informacion mbi aktivitetin e tyre.

Atij iu gjetën disa biseda me persona që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.

Më herët prokuroria e posaçme ka urdhëruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane që strehohet në Manëz.

/Abcnews.al/