Rikthehet “buzëqeshja” te kampi francez, Rabiot dhe Upamecano stërviten me ekipin

schedule14:34 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 14:34 - 14 Dhjetor, 2022

Lajme të mirë ditën e sotme, për teknikun Didier Deschamps dhe kampin francez, në virgjilje të ndeshjes gjysmë-finale ndaj Marokut.

Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano munguan ditën e djeshme në stërvitje, për shkak të gripit dhe dukej se do të humbisnin dhe gjysmë-finalen, por Presidenti i Federatës Franceze së Futbollit, Noel Le Graet ka deklaruar të kundërtën ditën e sotme.

“Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes. Të dy ka të ngjarë të jenë startues në fushë”,- është shprehur Presidenti i FFF.

Ndërkaq 11 të përzgjedhurit ditën e sotme nuk pritet të ndryshojnë me Lloris në portë, Kounde, Varane, Upamecano dhe Theo Hernandez në portë, Tchouamen, Rabiot, Dembele, Griezmann e Mbappe në mesfushë dhe në krye të sulmit do të jetë Olivier Giroud. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!