VIDEO/ Këshilltari bashkiak në Brazil kap kolegen dhe tenton ta puthë në prani të të gjithëve

schedule21:14 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 21:14 - 12 Dhjetor, 2022

Një video e regjistruar gjatë një seance të Këshillit Bashkiak të Florianópolis, Brazil ka shkaktuar polemika në vend. Këshilltari Marquinhos da Silva u ngrit nga vendi dhe tërhoqi kolegen e tij, Carla Ayres duke tentuar që ta puthte. Ayres njoftoi se e kishte denoncuar në Bordin e Drejtorëve dhe kërkoi që të analizonte shkeljen e tij.

Ajo tha se ky nuk ishte një incident i izoluar, por dhuna gjinore. “Kjo reflekton një reagim ndaj proceseve të okupimit të grave në hapësirat institucionale dhe ne nuk mund të heshtim. Nuk kemi ndërmend ta lëmë pa u vënë re, do të kontrollojmë nesër se çfarë masash do të merren”, shtoi këshilltarja.

Nga ana tjetër, këshilltari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një “gabim”. Ai thotë se e njeh qëndrimin dhe i kërkoi falje asaj dhe të gjitha grave “që u ndjenë të ofenduara nga akti”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!