Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ish-sekretari për çështjet vendore të PD Roland Bejko u shpreh që mospërputhjet brenda PD janë krijuar sepse nga ana sociologjike përbërja e saj ka qenë shumë e ndryshme, duke u përbërë nga komunistë liberalë, ish të përndjekurit politikë si dhe ish-pronarët si dhe pjesa e popullit të thjeshtë.
“Tani e gjithë kjo sociologji do të ndeshhej dhe do të përplasej, dhe shpallja non-grata e Z. Berisha, e tregoi këtë gjë”, tha Bejko.
Sipas tij, Berisha ka organizuar një ‘puç’ brenda PD, dhe e ka marrë partinë në mënyrë revolucionare.
“Ai është i pandryshueshëm, ishte sekretar i Partisë së Punës, me një karrierë brenda kësaj partie dhe që në vitin 1990 iu bashkua PD. U pranua në një Parti Demokratike, jo parti e kryetarit, një parti perëndimore. Ai e koncepton PD si një parti popullore, pa ideologji”, u shpreh Bejko. /abcnews.al