Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali i europarlamentarëve, Zykaj: Tërmet në Bruksel

schedule14:31 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 14:31 - 12 Dhjetor, 2022

Gazetarja e ABC në Bruksel Erisa Zykaj në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që skandali i korrupsionit të europarlamentarëve konsiderohet si një tërmet në Parlamentin Europian.

Sipas gazetares Erisa Zykaj, ‘zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili është në qeli, askush nuk e priste që një zëvendësppresidente e BE të ishte në qeli. Sipas disa burimeve, mund ta lërë qelinë gjatë ditës së nesërme, por një gjë është e sigurtë, askush nuk e priste që një zv/presidente të përfundonte në qeli dhe me karrierë të shkatërruar’.

E gjitha kjo, sipas Zykaj ‘konsiderohet si një tërmet në PE. Nuk kemi parë asnjë rast të tillë, përveç viteve 1990-t, ku kishte një aferë korrupsioni dhe solli përmbysjen e Komisionit Europian’.
Në lidhje me financimet nga Katari, gazetarja e ABC në Bruksel Erisa Zykaj informoi që bëhet fjalë për një hetim pesë mujor, të kryer nga gazeta belege Le Souir, të cilët kanë arritur në konkluzionin dhe të hidhnin dritë për pastrim parash dhe korrupsion, për të zbukuruar imazhin e Katarit gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.



‘Lidhjet që janë bërë midis dosjes, tregojnë në fakt që aty ka pasur shuma të mëdha parash, jo vetëm në shtëpi, në makinë, te babai i Eva Kaili, 600 mijë euro në shtëpinë e një europarlamentari italian Antonio Panzeri, ai ka qarkulluar paratë në PE. Në mënyrë indirekte është përfshirë dhe asistentja e Maria Arena, e cila ka marrë stafetën e Panzerit në vitin 2019. Nga 2019 Antonio Panzeri ka krijuar një OJF për të drejtat e njeriut ‘fight against impunity’. Nuk kemi me saktësi se cfarë është gjetur në kompjuterat e secilit’, u shpreh Erisa Zykaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!