Pas Shkopetit kompania private hap digën e Ulzës, derdhjet e ujit rrezikojnë Milotin

schedule11:30 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 11:30 - 12 Dhjetor, 2022

Kompania private Kurum ka hapur portat e hidroçentraleve të Ulzës dhe Shkopetit. ABC ishte në këto dy hidrocentrale dhe konstatoi se hapja e digave rrezikon banesat dhe bizneset në zonën e Milotit.
Edhe në Shkopet dy porta të hidrocentralit janë të hapura, ku uji që kalon është mbi nivelin maksimal të digës.

Një  banor i zonës thotë se situata nga shkarkimet është e rrezikshme.

“Është bërë një ndërhyrje nga kompania. portave u është bërë një shtesë 80 cm. kush ka pasur toka sipër rrezikohet shembja. Dje ka qenë situata janë hap 400-500 metër kub. Për banorët e Shkopetit poshtë është e rrezikshme. Nuk na kanë njoftuar. hapja e tepërt në këtë kohë nuk është e mirë. për zonat fushore është e rrezikshme.”

Banorët ngrenë gjithashtu alarmin se nëse reshjet intensive të shiut do të vijojnë mund të përsëritet situata si në dhjetorin e vitit 2010, ku dhjetëra banesa dhe biznese mbetën nën pushtimin e ujit. Për pasojë në atë kohë nga fryrja e lumit Mat dhe shkarkimet e hidroçentraleve të Ulzës dhe Shkopetit u dëmtua edhe një urë.

Bashkia Kurbin i tha ABC se janë njoftuar nga kompania Kurum për shkarkimet dy ditë më parë. Sipas bashkisë, shkarkimet janë 400 m3 në sekondë dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët.

Hidrocentrali i Shkopetit është privat pasi Qeveria Berisha privatizoi 4 HEC-e, pjesë e rrjetit hidroenergjitik shqiptar në vitin 2011, vetëm ne shkëmbim të TVSH, në favor të Kurum, kompanisë turke, duke i shkëputur keshtu 88MËH te vyera shtetit shqiptar dhe duke rritur varësinë nga importi.
Hecet që mori Kurum janë : Ulëza, Shkopeti, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Dy te fundit kane uje 12 muaj te vitit, pavaresisht nga shirat, pasi burimi i tyre furnizues është Syri i Kaltër.

Firma private Kurum ka hapur portat e shkarkimit të hidrocentralin e Ulzës dhe shkopet duke rrezikuar banesat dhe bizneset ne zonën e Milotit. Ky veprim është bërë pa njoftuar banorët e zonës
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!