Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se administrata e tij do të përqendrohet te përforcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase, duke vazhduar t’i ofrojë Kievit ndihma ushtarake.
Deklarata e Biden u bë fill pas bisedës telefonike që dy liderët zhvilluan mes tyre.
Biden vlerësoi gjithashtu faktin se Zelensky është gjithmonë i hapur për të biseduar rreth diskutimeve për paqe, duke u bazuar gjithmonë në parimet themelore të kartës së Kombeve të Bashkuara./abcnews.al/