Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aludimi i motrës së Ronaldos se do të luajë edhe në Botërorin 2026!

schedule12:09 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 12:09 - 11 Dhjetor, 2022

Kupa e Botës në Katar mund të mos ishte e fundit në karrierën e Cristiano Ronaldos. Motra e yllit portugez, bëri një aludim të qartë se CR7 jo vetëm që do të vazhdojë të qëndrojë te Kombëtarja portugeze, por do të jetë “i pranishëm” dhe në Kupën e Botës 2026.

“41 vjet është kulmi i jetës”, ka shkruar me kuptim Katia Aveiro (e cila me profesion është këngëtare) në një nga mesazhet e shumta të dashurisë dhe krenarisë për vëllain e saj që ka postuar në rrjetet sociale. Dhe numri 41 nuk është thjesht i rastësishëm, pasi kjo do të jetë mosha e Ronaldos në Botërorin e ardhshëm, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.



Kupa e Botës në Katar ishte e pesta në karrierën e Ronaldos dhe ai u bë lojtari i parë që shënoi në pesë gara të tilla. Megjithatë, ai së fundmi në një intervistë tha se 40 vjeç është një moshë e mirë për të dalë në pension. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!