Mbreti Charles do t’i heqë titujt mbretëror Harryt dhe Meghanit nëse sulmojnë Kate Middleton

schedule13:18 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 13:18 - 7 Dhjetor, 2022

Mbreti Charles do të ‘’detyrohet’’ t’i heqi titujt mbretërorë Harry-t dhe Meghan-it nëse ata ‘’sulmojnë drejtpërdrejt’’ Princeshën e Uellsit në serialet e tyre dokumentare në Netflix, ka pohuar një ekspert.

Komentatori mbretëror Michael Cole la të kuptohet në GB News në fillim të kësaj jave se heqja e titujve të Dukës dhe Dukeshës së Sussex ishte një ‘’opsion’’ për Mbretin Charles pas publikimit të dokumentarit të tyre të ri televiziv dhe kujtimeve të Harry-t.

Ndërkohë, ekspertët kanë spekuluar se seria e dokumentarit do të prekë jetën e Princeshës së Uellsit përpara se të martohej me familjen mbretërore.

Ekspertët mbretërorë kanë sugjeruar që Princesha e Uellsit mund ta shohë si ‘’të pakëndshme’’ përfshirjen e saj në serialin e ri dokumentar të Princit Harry dhe Meghan Markle në Netflix.

Cole tha se reagimi i pallatit ndaj skandalit të Lady Susan Hussey tregon se ata nuk kanë frikë të veprojnë shpejt përballë një krize – dhe do të bëjnë të njëjtën gjë për të mbrojtur Kate.

Megjithëse familja mbretërore mund të përpiqët të veprojë me një mentalitet ‘’kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego’’ përballë dokumentarit të Harry, 38 vjeç dhe Meghan, 41 vjeç, Michael tha se do të jetë më e vështirë të qëndrosh i heshtur nëse sulmojnë Princeshën e Uellsit.

Për më tepër, eksperti paralajmëroi se Charles mund të konsiderojë edhe revokimin e titujve të çiftit pas publikimit të dokumentarit dhe publikimit të kujtimeve të ardhshme të Dukës, Spare.

“Mbreti e ka atë sanksion, ose ndoshta ata do të përpiqen të mos shpjegojnë, të mos i përgjigjen dokumentarit. Mendoj se do ta kishin të vështirë ta bënin këtë.’

“Ajo që do ta shkaktojë këtë është nëse ka sulme të drejtpërdrejta ndaj gruas së tij Catherine, Princeshës së Uellsit, mendoj se kjo mund ta shkaktojë atë” tha eskperti mbretëror Michael Cole. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!