Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg për korrupsion

schedule08:33 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 08:33 - 7 Dhjetor, 2022

Zv.Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez është dënuar me gjashtë vite burg për korrupsion, sipas Reuters.

Fernandez, u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi.

69-vjeçarja është përjashtuar nga funksionet publike, por do të vazhdojë të jetë në postin e nënkryetares derisa çështja të kalojë në gjykatat më të larta. Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vite burg.

Kjo është hera e parë që një nënkryetar dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!