A i lani rrobat para se t’i vishni për herë të parë? Nga çfarë rrezikoheni nëse nuk e bëni këtë gjë

schedule21:39 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 21:39 - 6 Dhjetor, 2022

I lani rrobat që keni blerë para se t’i vishni për herë të parë? Nëse përgjigja është negative, përballeni me disa rreziqe. Pavarësisht se sa e pastër duket, një bluzë kalon nëpër shumë duar përpara se të arrijë tek përdoruesi përfundimtar. Kur hyjnë në dyqan, një numër i madh i klientëve të mundshëm i prekin dhe i provojnë rrobat, ndaj duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm.

Dermatologët paralajmërojnë se boja dhe formaldehidi i përdorur në ngjyrosjen e rrobave mund të shkaktojnë një reaksion të fortë alergjik te disa njerëz. Ka pasur edhe raste kur njerëzit janë infektuar duke provuar rrobat në dyqan. Prandaj dermatologët ju këshillojnë që t’i lani rrobat përpara se t’i vishni për herë të parë, mundësisht dy herë. /abcnews.al