Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për bashkimin e dy statuteve të PD.
Shkak është bërë mungesa e një prej gjyqtarëve për arsye shëndetësore.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 19 dhjetor në orën 09:30.
PD kërkon mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut.
Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.
Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.
Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës
/Abcnews.al/