Faza e eliminimeve direkte, çfarë po ndodh mes skuadrave në Kupën e Botës

schedule12:12 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 12:12 - 5 Dhjetor, 2022

Ndeshjet më të fundit të Kampionatit Botëror, të zhvilluara gjatë fundjavës, por edhe ndeshjet që priten të luhen gjatë ditës së sotme janë diskutuar në studion e ABC Live nga gazetari sportiv Bled Kuka.

Në një bisedë me gazetaren Sibora Bitri, Kuka u shpreh që vëmendja më e madhe sot është te Brazili, i cili ka dhe një vëmendje të shtuar për shkak të pjesëmarrjes së Neymar, i cili pritet që të jetë sot titullar.

‘Duhet parë sesi do ta përballojë Neymar nga ana psikologjike ndehsjen e sotme, sesi do të markohet nga Korea e Jugut’, tha gazetari sportiv Kuka.
Sot luan gjithashtu dhe Japonia me Kroacinë, dhe trajneri kroat është shprehur që nuk ka ndeshje të lehta.

Gjithashtu gazetari sportiv Kuka ka komentuar edhe vendimet e FIFA-s për ndeshjen Zvicrën me Serbinë, ndërkohë që nesër pritet që të luhet ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Portugalisë.

Për Kukën një ndeshje e ekuilibruar do të jetë dhe ndeshja ndërmjet Francës dhe Anglisë.

‘Mbappe është një lojëtar i madh, shumë i shpejtë, por edhe Anglia është një skuadër shumë e fortë nga ana fizike’, u shpreh Kuka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!