Tre rregulla për t’i shprehur mendimet në një mënyrë që t’ju kuptojnë të gjithë

schedule17:45 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 17:45 - 4 Dhjetor, 2022

Nga Kevin Dikinson

Ndoshta kjo situatë ju tingëllon e njohur: Jeni duke shprehur një ide, mendim apo ndjenjë të vështirë, dhe për momentin duket sikur nuk po shkon mirë. Audienca juaj po tund kokën herë pas here. E folura juaj ka një rrjedhë dhe elokuencë jo karakteristike.

Më pas merrni frymë thellë, pyesni se çfarë mendojnë të gjithë të pranishmit, dhe atëherënisni të kuptoni plotësisht situatën. Të gjithë janë më të hutuar tani sesa përpara se të fillonit të flisnit. Qoftë kjo të folurit në publik apo thjesht një bisedë me njeriun e zemrës, jeta është plot me këto lloj bisedash.

Ju keni qenë në këtë pozicion, unë dhe madje edhe Alan Alda.  Edhe pse i njohur më së shumti i njohur për rolin e tij në sepalin e famshëm të viteve 1970 “M*A*S*H“, Alda është një folës publik, një entuziast i shkencës, dhe avokat i vjetër i një komunikimi më të mirë shkencor.

Ai ka shkruar një libër me strategji për t’i ndihmuar njerëzit të përfshihen në bisedë, dhe të shprehin qartë idetë e tyre. Nëse këto këshilla i kanë ndihmuar biologët, fizikantët si Haëkingapo gjuhëtarët si Noam Chomsky, atëherë ka shumë mundësi që ato të na ndihmojnë edhe neve të shprehim mendimet dhe ndjenjat tona, kur kemi nevojë që të tjerët t’i kuptojnë ato.

1.Mbështeteni fjalimin tuaj në jo më shumë se 3 pika

Truri i njeriut mund të ruajë shumë informacione vetëm në kujtesën afatshkurtër. Numri i përsëritur shpesh është 7 elementë. Ky numër vjen nga kërkimet e viteve 1950, dhe është përforcuar në nënndërgjegjen tonë kolektive nga fakti se kaq shumë gjëra janë me 7 elementë.

Kini parasysh se para ardhjes së telefonave celularë, njerëzit shpenzonin shumë kohë duke mësuar përmendësh numrat 7-shifrorë të telefonit. Por kërkimet e mëtejshme sugjeruan se kujtesa afatshkurtër është shumë më pak e fortë, duke arritur në 3 deri në 5 elementë.

Kujtesa afatshkurtër nuk funksionon më mirë me idetë ose mendimet sesa me numrat e telefonit. Ajo mund të përmbajë shumë tema, por pasi mbushet, duhet të fshijë informacionin e vjetër për të ngarkuar ndonjë gjë të re. Edhe Alda është dakord me këtë studim. Ndaj ju këshillon të kufizoni pikat tuaja të bisedës në jo më shumë se 3 elementë, duke shmangur elementët shtesë që mund ta çoroditin dëgjuesin.

2.Shpjegojini në 3 mënyra të ndryshme idetë e vështira

Siç shprehet Alda në një intervistë: “Nëse kam një gjë të vështirë për të kuptuar, nëse ka diçka që mendoj se nuk do të jetë aq e lehtë për t’u kuptuar, përpiqem ta them në 3 mënyra të ndryshme”. Një mënyrë për të përdorur këtë strategji është përmes metaforës.

Kur Barbara Oklej po shkruante librin e saj “Një mendje për numrat”, ajo iu drejtua profesorëve të cilët ishin të spikatur për aftësitë e tyre të mësimdhënies. Ajo zbuloi se në të gjithë disiplinat, profesorët ishin më të aftë në përdorimin e metaforave. Ata përdornin analogji për konceptet kryesore ose idetë e vështira, për t’i shpjeguar më mirë ato.

Për shembull, një mësues i fizikës mund ta shpjegojë konceptin befasues të zgjerimit tëUniversit, duke e krahasuar atë me mënyrën se si zgjerohet buka me rrush të thatë teksa ështëduke u pjekur në furrë. Një metaforë e tillë, i ndihmon studentët të lidhin të hapësirën e madhe kozmologjike me diçka të përjetuar më parë në Tokë.

Kjo strategji nuk e nënvlerëson konceptin, por përkundrazi e bën atë më të lidhshëm, dhe kësisoj më të lehtë për t’u kuptuar, duke e paraqitur në atë një “pamje 3-dimensionale”. Strategji të tjera të dobishme mund të përfshijnë shembuj, pamje vizuale, ndryshimin e kornizës së referencës, dhe ofrimin e një krahasimi të tipit “kjo dhe jo ajo”.

3.Përsërisni 3 herë pikat më të rëndësishme të asaj që doni të thoni

Përsëritja është një mjet i fuqishëm në komunikim, sepse na ndihmon të identifikojmë informacionin kryesor, dhe ta transferojmë atë nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë. Madje edhe në procesin e të mësuarit. Pavarësisht nëse jeni duke memorizuar një numër telefoni ose një ekuacion kompleks fizik, rishikimi dhe aplikimi i informacionit gjatë disa javësh e forcon atë në trurin tuaj, duke zhvilluar dhe forcuar modelet nervore ku është vendosur informacioni.

Ky proces shpjegon edhe arsyen pse fletët e vogla të verdha, ku mbahen shënime të shkurtra,janë një mjet shumë efektiv i studimit. Mësuesit, prindërit, psikiatër ose menaxherët e ekipit mund ta përdorin atë për t’u kthyer dhe për të përforcuar idetë e vështira në shumë biseda.

Por koha është më e kufizuar në marrëdhëniet e tjera. Megjithatë, përsëritja është ende një mjet i dobishëm. Sa herë që përsëritni diçka, kjo sinjalizon se ky informacion është i rëndësishëm, prandaj kushtojini vëmendje. /“Big Think”/