Më shumë se 300 personalitete ishin të ftuar në darkën shtetërore që presidenti amerikan, Joe Biden shtroi për nder të homologut të tij francez, Emmanuel Macron ditën e djeshme në mbrëmje, një listë që përfshinte të gjithë duke filluar nga zyrtarët qeveritarë, stilistët francezë të modës, disa aktorë, donatorë të mëdhenj dhe deri te prezantuesit e emisionit “Morning Joe” i MSNBC-së.
Pjesë e darkës ishte edhe kryeredaktorja e ”Vogue”, Anna Ëintour apo Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. Biden ftoi gjithashtu liderët republikanë, përfshirë senatoren Susan Collins dhe deputetin Kevin McCarthy.
Në darkë morën gjithashtu pjesë edhe zonjat e para, respektivisht Jill Biden dhe Brigitte Macron. Menuja përfshinte aragosta dhe djathra amerikane.
Këngëtari dhe kompozitori fitues i çmimeve Grammy Jon Batiste performoi për Biden, Macron dhe të ftuarit pas përfundimit të darkës.
/abcnews.al