Pas deklaratës së djeshme të Bidenit, në takimin e tij me Macron, se është i gatshëm, të negocionte me Putinin, ka reaguar zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.
Ai ka theksuar se është i hapur për bisedime me Uashingtonin por deri tani përpjekjet për të negociuar me NATO-n, OSBE-në dhe Shtetet e Bashkuara kanë dështuar.
“Presidenti i Federatës Ruse ishte, është dhe mbetet gjithmonë i hapur për negociata për të siguruar interesat tona”, u tha Peskov gazetarëve.
Ai kujtoi se ishte Putin ai që, edhe para fillimit të pushtimit të Ukrainës, u përpoq të fillonte negociatat me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe OSBE-në.
“Ju e dini se kjo nismë nuk ka patur përgjigje” , tha ai.
Më pas, Peskov e përshkroi diplomacinë si opsionin më të preferuar për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.
“Sigurisht, mënyra e preferuar për të arritur interesat tona është rruga paqësore diplomatike ,” tha Peskov.
/abcnews.al