Arrestimi i pesë punonjësve të AKSHI-t për shpërdorim detyre është komentuar në studion e ABC Live nga ekspertët e IT Donald Elmazi dhe Edmond Liçaj si arrestime në nivel fundor ndërkohë që ndërhyrja e hakersave ka qenë në nivel administrativ te ‘super-users’. Në një bisedë me gazetaren Sibora Bitri, pedagogu dhe ekspert IT Donald Elmazi u shpreh që ‘mendoj sesi veprim është i nxituar, hetimet duhet të kishin vahzduar, këta janë pesë individë janë përdorur si koka turku, për të treguar që hetimet po vazhdojmë dhe ne kemi gjetur fajtorin, ndërkohë që ndërhyrja është kryer në nivel adminsitrativ, te ‘super-users’, dhe jo në nivel fundor.
Për pedagogun dhe ekspertin tjetër të teknologjisë së informacionit Edmond Liçaj ‘nëse do të kishim bërë një vendim të thelluar, siguria është në disa nivele, dhe jo vetëm nëpërmjet një sistemi, dhe ai paska qenë një han me një portë. Ne kemi dhe një disavantazh, ne kemi akuzuar një sulm për një shtet, dhe shteti nuk e ka pranuar sulmin, as hakerat nuk e kanë pranuar këtë. Ne na duhet dhe qëllimi, jo vetëm autorësia. Ne jemi njoftuar që Irani na ka sulmuar, kjo është indicia, është e pamjaftueshme si indicie, nuk e marrin parasysh fajin, kemi shkuar te niveli më i ulët i përgjegjësisë’, tha Liçaj.