Përveç ushqimeve që mund të prekin çdo individ për shkak të disa intolerancave, ka edhe ushqime apo pije që duhen shmangur gjatë natës, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe shëndetin tonë të përgjithshëm. Ja për cilat ushqime bëhet fjalë:
Kafe
Nuk na habit fakti që kafeja është në këtë listë. Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj e konsumojmë kur ngrihemi nga shtrati në mëngjes. Për të mos prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se kafeja nuk duhet të pihet më vonë se ora 4-5 e pasdites.
Çokollata
Përveç kafesë, dhe çokollata ka kafeinë. Çokollata është mjaft stimuluese: 3 katrorë çokollatë përmbajnë 23 mg kafeinë, që është ¼ e kafeinës që përmban një filxhan kafeje. Pra, mos u jepni fëmijëve çokollatë gjatë natës! Ata nuk do të flenë lehtë.
Ushqimet e nxehta
Ushqimet e nxehta duhen shmangur para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.
Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura i bëjnë dëm të shumëfishtë organizmit tonë, veçanërisht nëse i konsumojmë gjatë natës. Ushqimet shumë të yndyrshme marrin më shumë kohë për t’u tretur. Pra, nëse hamë diçka të skuqur vonë natën, trupi do të fillojë të përpunojë ushqimin që e vështirëson sistemin tonë të tretjes, duke prishur kështu procesin e gjumit. /abcnews.al